DR. SANTÉ · UDHËZUESI I FLOKËVE

Cila linjë Dr. Santé është për flokët tuaj?

Katër linja, katër probleme të ndryshme. Bëni testin me 4 pyetje ose krahasojini në tabelë — pastaj zgjidhni paketën që ju përshtatet.

Bëj testin ↓Shiko tabelën
Aloe Vera Full Set Keratin Full Set Argan Full Set Kokos Full Set

Cilën të zgjedh? Testi në 4 pyetje

Klikoni përgjigjen që ju përshkruan më mirë. Në fund ju tregojmë linjën që ju përshtatet.

PYETJA 1 NGA 4
LINJA PËR JU

Shiko paketat →

Krahasimi i 4 linjave

Çdo linjë ka një përbërës kryesor dhe një problem që e zgjidh më mirë. Gjithçka këtu është sipas prodhuesit, Dr. Santé (Elfa).

LinjaPërbërësi kryesorProblemi që zgjidhLloji i flokëveMbrojtje nga nxehtësiaÇfarë ndjeniPër kë
Aloe VeraRindërtimLëng Aloe Vera + ceramide bimore + keratinëFlokë të dëmtuar e të thatë, maja të ndara; balancon lëkurën e kokësTë gjitha llojet — edhe të yndyrshëm e të ngjyrosurNuk e deklaronFlokë të butë, të lëmuar, të lehtë për t’u krehurKujdes i butë për çdo ditë
KeratinRikthim i strukturësPro-Keratin Complex: keratinë + arginë + kolagjen, me filtra UVFlokë pa shkëlqim dhe të brishtëTë thatë, të dëmtuar, të dobësuar, të hollë, të brishtë, të ngjyrosur✓ Po — filtra UV; spraj para tharëses dhe piastrësFlokë më të fortë, elastikë dhe me shkëlqimKush përdor shpesh tharëse ose piastër
ArganFlokë luksozeVaj argani + keratinë + proteina gruriMaja të ndara, flokë të thatë e pa shkëlqimTë thatë, të dëmtuar, të dobësuar, të hollë, të brishtëNuk e deklaronFlokë të lëmuar, të butë dhe me shkëlqimKush ka maja të ndara dhe do shkëlqim
KokosEkstra-hidratimVaj kokosi + aminoacide gruri e sojeFlokë shumë të thatë e të brishtë, fryrje, elektrizimNormalë, të thatë, të dëmtuar, të dobësuar, të brishtë✓ Po — nga dielli dhe stilimi; spraji mbron nën tharëseHidratim i thellë, butësi, më pak elektrizimKush ka flokë që thahen dhe fryhen
Në celular, rrëshqitni tabelën anash →

«Po keratinë paskan të gjitha?»

Keratina është proteina «ndërtuese» e fijes së flokut, ndaj Dr. Santé e përdor në disa linja. Dallimi është te përbërësi kryesor dhe te problemi që zgjidh secila:

  • Keratin — keratina është përbërësi kryesor: kompleks i plotë me arginë dhe kolagjen, plus filtra UV. Për flokë të brishtë e pa shkëlqim dhe për kë përdor tharëse ose piastër.
  • Aloe Vera — kryesori është lëngu i aloes, bashkë me ceramidet bimore; keratina vetëm plotëson.
  • Argan — kryesori është vaji i arganit; keratina lëmon sipërfaqen e flokut.
  • Kokos — kryesorët janë vaji i kokosit dhe aminoacidet; Dr. Santé nuk e rendit keratinën ndër përbërësit aktivë të kësaj linje.

Zgjidhni linjën dhe paketën

Çdo linjë ka paketa me zbritje — nga Duo për të provuar, deri te Full Set Max për muaj të tërë.

Aloe Vera

Aloe Vera

Kujdes i butë për çdo ditë, për të gjitha llojet e flokëve.

nga 2.700 L
Shiko paketat →
Keratin

Keratin

Për flokë pa shkëlqim e të brishtë dhe për stilim me nxehtësi.

nga 3.600 L
Shiko paketat →
Argan

Argan

Për maja të ndara, butësi dhe shkëlqim.

nga 2.700 L
Shiko paketat →
Kokos

Kokos

Hidratim i thellë për flokë që thahen dhe fryhen.

nga 2.700 L
Shiko paketat →

Pyetje të shpeshta

Sa kushton transporti?

Për porositë mbi 3.000 L transporti është falas. Për porositë më të vogla: 150 L në Tiranë dhe 250 L në rrethet e tjera.

Si paguaj?

Me para në dorë kur ju vjen porosia, ose online me kartë.

A janë produktet origjinale?

Po. Pharma.al i importon drejtpërdrejt nga prodhuesi (Elfa, Ukrainë) dhe i shpërndan edhe në farmaci në gjithë vendin. Produktet vijnë gjithmonë të freskëta, me skadencë të gjatë.